“Kemi 320 kandidatë të identifikuar”, Alibeaj: Ja kur do ta kemi gati listën zyrtare
Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se PD ka aktualisht 320 kandidatë të identifikuar të cilët do të përzgjidhen për zgjedhjet e 2025.
Ai u shpreh se nuk mund të japë një datë konkrete të listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD, pasi identifikimi i tyre do ecë paralelisht me programin e prezantuar një ditë më parë.
“Identifikimi dhe shpërndarja e tyre në territor ka një varësi nga sistemi zgjedhor që do të aplikohej, ndodhi që dështoi komisioni për reformën zgjedhore. Ne vërtetë s’i kemi deklaruar po ne sot kemi jo më pak së 320 kandidatë të identifikuar, procesi vazhdon ende, që para 31 marsit është marrë vendim që strukturat e partisë janë përzgjedhur përmes proceseve të brendshme do jenë pishina kryesore e kandidatëve dhe këto do pasurohen më tej me kandidatura të tjera nga degët e partisë. Do jetë një proces i përditshëm për identifikimin dhe seleksionimin e kandidaturave, nuk do jetë një datë e vetme. Prezantimi i kandidatëve do jetë kur kandidatët tanë të identifikohen, nuk ta jap dot një datë”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi