EMRI| Tentoi të ndalte dhunën ndaj të ëmës, babai qëllon me thikë djalin në Korçë

3 Qershor 2024 | 09:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e ditës së diel, kubëhet me dije se babai ka plagosur me thikë djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në nje lagje periferike të qytetit dhe sipas policisë konflikti ka ndodhur fillimisht mës një çifti bashkëshortësh. I dehur personi i shoqëruar tanimë nga policia, Nazif Pane, fillimisht ka dhunuar bashkëshorten dhe me pas ka qenë djali i çiftit ai që ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën e babait.

Nga kjo, djali ka mbetur i plagosur në dorë, çka edhe per policinë paraprakisht mendohet se ka tentuar të heqë thikën nga dora e babait që po dhunonte nënën e tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e vendngjarje duke bërë të mundur shoqërimin e autorit në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës ku po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Nga ana tjetër burime pranë spitalit bëjnë me dije se djali i autorit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026