Tirana largon 3 futbollistë të tjerë, shkon në 6 numri i të ikurve
Kur ka vetëm disa ditë nga mbyllja zyrtarisht e kampionatit shqiptar, skuadrat kanë nisur lëvizjet e para, ndërsa ajo e cila i është future seriozisht kësaj gjëje është Tirana.
Ekipi bardheblu ka kryer vetëm 1 afrim në rolin e drejtorit sportiv, këtu bëhet fjalë për Agim Ibraimin. Sa i përket futbollistëve, deri më tani ka vetëm largime.
Pas Najdovskit, Hoxhallarit e Deliut, bardheblutë janë përshëndetur këtë të hënë dhe me 3 lojtarë të tjera. Patrik Robson, Lulaj e Abazaj nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, ndërsa largimet janë konfirmuar nga vetë skuadra në rrjetet sociale.
Situata është tejet e paqartë në kampin kryeqytetas, ku mosarritja e objketivave solli dhe këto ndryshime, por dhe dëshira e lojtarëve për tu larguar. Lushkja është një tjetër emër që ende nuk dihet se ku do të jetë sezonin e ri, ndërsa interes për të kanë disa skuadra në superligë. Pjesa më e madhe e futbollistëve bardheblu nuk kanë garantuar qëndrimin në skuadër, ku në rast oferte pritet të largohen.
Deri më tani vetëm 6 emra janë konfirmuar, por në vijim priten dhe detaje të tjera.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar