Opozita nis protestat, të enjten para Parlamentit/ Berisha: Duam qeveri teknike

3 Qershor 2024 | 17:13

Të enjten opozita do të nisë protestat para Parlamentit. Përveç tubimeve që kanë qenë të vazhdueshme poshtë banesës së Berishës dhe para bashkisë së Tiranës, Rithemelimi i PD dhe Partia e Lirisë këtë të enjte do i thërrasin qytetarët para godinës së Parlamentit në një kohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës.

Këtë vendim e bëri me dije Sali Berisha në një deklaratë nga banesa e tij, ku theksoi se imazhi i Shqipërisë në këto momente është ulur ndjeshëm.

 “Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit. Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane, në shkrimin e djeshëm të Bild për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë”,-tha Sali Berisha.

Berisha tha se në protestë do të kërkohet drejtimi i vendit nga një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

 “Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama. Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme”, -tha Sali Berisha, kreu i Rithemelimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026