Fondi për banesa sociale, ndërtuesit mund ta japin masën 3% në projekte të ndryshme
Masa prej 3% për strehimin social mund të zhvendoset në projekte të ndryshme nga ndërtuesi.
Tashmë në fletoren zyrtare është publikuar ndryshimi në përcaktimin e rregullave për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale, i cili për herë të parë bën të mundur që një ndërtues në momentin që aplikon për leje ndërtimi, të jap sipërfaqen që i detyrohet shtetit në projekte të tjera që janë të përfunduara.
“Në rast pamundësie për ta dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, subjekti privat e jep atë menjëherë në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi, në përputhje me normat e projektimit të banesave, përfunduar dhe certifikuar me dokumentin e pronësisë, duke e ekuivalentuar në vlerë monetare, sipas çmimit referues të pasurisë paluajtshme “ndërtesa” për zonën ku po ndërtohet, për të cilin është dhënë leja ndërtimore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në kontratën paraprake midis njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe subjektit që paraqet kërkesën për leje zhvillimi dhe ndërtimi, përcaktohet mënyra e përfitimit të fondit publik të banesave sociale, e cila mund të jepet edhe në vlerë monetare sipas çmimit referues të pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, fondi kalon nga investitori në llogarinë e posaçme të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në favor të fondit publik të banesave sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis shembja e banesave dhe objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe
- Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet