40 mijë pensione private, shtohen anëtarët me kontribute vullnetare

3 Qershor 2024 | 17:46

Në Shqipëri, është rritur interesi për skemat e pensioneve private. Sot numri i anëtareve arrin në 40 mijë, ndërsa vlera e aseteve mbi 7 mld lekë.

Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private. Në fund të marsit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 39.900, në rritje 4.5% që nga fillimi i këtij viti dhe me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Shqipëri, kësaj skeme i bashkohen kryesisht punonjësit që punojnë në kompani private, por edhe pse ka më shumë anëtarë nga viti në vit, të dhënat tregojnë se, numri mbetet modest dhe përbën vetëm 3% të të gjithë të punësuarve në vend.

Në vlerë, asetet në fund të muajit mars arritën në pak më shumë se shtatë miliardë lekë, me rritje vjetore 18%.

Sa i takon mbulimi, këtë vit, janë gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026