Eksperti: Europa po zbutet ndaj Rusisë, brenda BE është një rrymë që…
Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian do të votojnë këtë javë për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit Evropian, në një nga ngjarjet më të mëdha demokratike globale.
Në këto zgjedhje edhe shqiptarët që jetojnë në Itali, Suedi, Norvegji dhe Greqi synojnë të bëhen pjese e Parlamentit Europian.
Rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë e fermerëve dhe luftërat në Gazë dhe Ukrainë janë çështjet kryesore në mendjet e votuesve.
Emilio Cika, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare , Universiteti Mesdhetar tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Evropian ka nisur të zbusë qëndrimin ndaj Rusisë dhe kjo duket në heqjen e pengesave për importet nga Rusia.
“Ka një rrymë politike brenda BE që shohin me skepticizëm politikën e BE kundrejt Rusisë, që reagojnë për një qasje të re kundrejt federatës ruse, disa janë për radikalizim të qëndrimeve, disa janë për zbutje të qëndrimeve. Në një farë mënyrë edhe pse Rusia është nën sanksione, BE ka filluar të ketë një zbutje të pengesave për importet nga Rusia. Mund të përmendim këtu ndikimin e presidentit francez kundrejt Kanadasë për importin e disa mineraleve, ka mënyra të ndryshme për të zbutur qëndrimet. Jetojmë në një botë ku të gjitha vendet luftojnë për tregjet, ndaj ekonomia do jetë boshti ku këto zgjedhje do përqendrohet, por konflikti në Ukrainë do të jetë në qendër”, tha Ciko.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve