‘Emigrantët’ në zgjedhjet e BE-së. Në Itali nisin tensionet refugjatë-vendas
Monfalkone është qyteti italian me numrin rekord të emigrantëve, gjë që ka krijuar tensione në radhët e vendasve dhe politikanëve. Një e treta e banorëve janë nga jashtë, me shumicën e tyre nga Bangladeshi. Gjithashtu, 2 në 3 të lindur janë fëmijë emigrantësh.
Nën lidershipin e kryebashkiakes Ana Çizint, që i përket ekstremistëve të partisë Lega, këshilli bashkiak ka marrë masa radikale, por shumica e qytetarëve e mbështesin atë.
“Vazhdoni kështu, ndryshe Monfalkone brenda pak vitesh do kthehet në një Bangladesh të dytë”,-tha një qytetar.
Dhe për këtë, kryebashkiakja Anna Cisint bie dakord:
“Rreziku me të cilin përballemi në qytet është ai me të cilin përballet gjithë Evropa. Këtë e tregojnë faktet”.
Sojun, bashkëshortja Sokta dhe dy fëmijët e tyre janë nga Bangladeshi. Ai punon në një kantier detar.
“Gjeta punë menjëherë sapo erdha. E dua shumë Monfalkonen, është shtëpia ime e dytë”.
Bashkëshortja e tij shoqëron fëmijët për në shkollë.
“Më pëlqen Italia sepse dua një jetë më të mirë dhe t’u jap fëmijëve një të ardhme më të mirë”.
Emigracioni do të ndikojë pa dyshim në zgjedhjet euro-parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë