“Motivi i jetës time”, Alban Skënderaj koncert më 6 qershor, shiten 24 mijë bileta

4 Qershor 2024 | 18:04

“Motivi i jetës time” është koncerti madhështor që do të mbajë këngëtari i njohur Alban Skënderaj më 6 qershor.

Ky i fundit ka zgjedhur që këtë koncert recital ta mbajë në stadiumin “Air Albania”, në datën që përkon dhe me fillimin e karrierës së tij si artist.

Ne një konferencë për shtyp ditën e sotme ai zbuloi detaje të eventit duke thënë se deri më tani janë shitur mbi 24 mijë bileta, ndërsa theksoi se kërkesa ishte dhe më e lartë, por që stadiumi nuk kishte më kapacitet.

 “Ishte momenti për të bërë diçka të madhe sepse ishte kurorëzimi i kësaj pune për të krijuar një rrugëtim dhe eksperiencë. Koncerti do të jetë i bukur dhe shumë energjik, nuk do të jetë ai koncerti i stilit të një salle të vogël. Janë momentet kyçe njerëzore që unë flasë”, Alban Skënderaj.

Artisti tha se ndjehet i surprizuar pasi pjesë e këtij koncerti do të jenë dhe shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Ndërsa organizatorët që ishin pjesë e konferencës thanë se më 6 qershor do të ketë surpriza, edhe pse nuk i zbuluan këto të fundit.

Teksa foli për karrierën e tij, sfidat dhe motivet, këngëtari dha një mesazh për të rinjtë.

“Ka vend për gjëra të mira. Të rinjtë duhet ta mbajnë zjarrin ndezur”.

Artisti e përmbylli duke thënë se pjesë e eventit do të jetë dhe artisja e njohur njëkohësisht dhe partnerja e tij, Miriam Cani me të cilën do të këndojnë së bashku në këtë moment të rëndësishëm për ta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026