Doncic përballë Tatum një finale e madhe në version ndryshe këtë sezon në NBA
Kampionati i basketbollit NBA vjen këtë javë në finalen e madhe mes Boston Celtics dhe Dallas Mavericks
Nga dominimi në domimin si zotërinj të vërtetë a thua se Boston Celtics dhe Dallas Mavericks nxitonin të kishin sa më shumë kohë për tu përgatitur përpara ndeshjes së 1’rë në Finalen e madhe të datës 6 Qershor.
Boston ishte skuadra më e mirë në sezonin e rregullt duke bërë ligjin në Lindje dhe siguruara avantazhin e fushës për aq sa i duhej, përfshi edhe Finalen e madhe. Dallas e mbylli sezonin e rregullt në shifrat 50-32 që do të mjaftonin për vendin e dytë në Lindje por që nuk shkoi më shumë se vendi i pestë në Perëndim.
Kjo i detyroi Mavericks të niseshin nga poshtë për të mundur Clippers, Thunder dhe Timberwolves në rrugën që dukej e rrezikuar në çdo hap. Boston qëndroi sipër si një favorit i padiskutueshëm që u shoqërua me kritika në përballjet ndaj Heat dhe Cavaliers sidomos në drejtim të Jayson Tatum.
Celtics fituan dy ndeshjet ndaj Dallas në sezonin e rregullt, 119-110 në transfertë dhe 138-110 në shtëpi. Kjo është paraqitja e 23’të e Boston në Finalen e madhe ndërsa Dallas ka qenë vetëm 2 herë më parë. Kjo e këtij sezoni vjen 13 vite pas titullit në vitin 2011 ndaj edicionit të parë të super skuadrës që ndërtoi Miami Heat.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk