Me 3 automatik e pistoleta me vete, kapet i shumëkërkuari i dënuar për vrasje (Emri)

4 Qershor 2024 | 22:05

U arrestua këtë të martë, Pjeter Pacani, i biri i Gjergj dhe i Lize, i datëlindjes 27.02.1963, lindur dhe banues ne Fushkuqe, Laç.

Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati.

Pjeter Pacani është pjese e listës “Top 50- me te kërkuarve”  në shkallë vendi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendim Nr.1416 date 05.06.2014, e ka dënuar ketë shtetas me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” te parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pjetër Pacani ka vrarë dy persona në vitin 2011, shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në Laç, per shkak te një borxhi prej 100 mijë eurosh.

Për këtë vrasje të dyfishtë ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014. Biznesmeni nga Laçi ishte i listuar si një nga 50 personat më të kërkuar nga policia në vendin tonë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026