Nutricionisti: Kam provuar mish të pagatuar, ka më shumë vlera ushqimore

5 Qershor 2024 | 09:04

Nutricionisti, Ylli Gramatiku, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se të gjitha ushqimet duhet të konsumohen të pagatuara. Ai shpjegon se skuqja e ushqimeve heq vlerat ushqimore.

“Çdo ushqim duhet të konsumohet i pagatuar. Në atë moment nis seleksionimi si mund të hash peshkun e pagatuar ose mishin e pagatuar. Unë kam përdorur mish të pagatuar dhe ka shije më të mirë se i gatuari. Çdo lloj mishi që meret i pagatuar, po të jetë dhe bio është më i mirë dhe mund të konsumohet. Mishi duhet të ngrihet, dhe pastaj rrihet pastaj marinohet me limon dhe piper” tha Gramatiku.

Nutricionisti tha gjithashtu që ka eleminuar peshkun nga menuja. Sipas tij gabimi më i madh është që shumë ndjekin vlerat e ushqimeve dhe jo grupin e tyre.

“Unë peshkun e kam hequr nga menuja. Unë nuk ndjek vlerat, ndjek grupin e ushqimeve. Peshku ka një problem, që lë mbetje acidike. Unë po ruaj veten dhe nga vaji i ullirit, pasi dhe ai është acidik. Mendoj që duhet kaluar tek vajrat esencial. Nuk duhet të jetë ajo tendenca që të konsumoj vaj se ka vlera ushqimore. Mbaj frutat me vete dhe ha mirë” tha nutricionisti.

LEXO GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024