Dhëndri vishet si Krishti në festën e beqarisë, teologu: Është tallje, blasfemi

5 Qershor 2024 | 09:29

Teologu Miron Çako tha se dhëndri i cili u vesh si Krishti për festën e beqarisë ka kryer blasfemi. I ftuar në “Good Morning Albanians” ai tha se ligji kundër blasfemisë në Itali ka funksionuar, personi në fjalë është gjobitur dhe ky është një vendim i drejtë, pasi siç u shpreh ai janë disa gjëra të shenjta që nuk lejohet t’i fyesh.

“Janë disa gjëra të shenjta të cilat shumë njerëz i besojnë dhe jo vetëm i besojnë, por kanë lidhur jetën me ato koncepte dhe nuk lejohet të fyesh jo thjesht personin e Krishtit por të gjithë ata që i besojnë atij si Zot dhe shpëtimtar.

Të marrësh këtë figurë që është figurë në të gjithë botën dhe në të gjitha fetë, figura e tij nuk mund të cenohet. Figura e tij si njeri nuk ka asnjë njollë, askush nuk mund të thotë se ai ka bërë diçka gabim. Ai ka marrë figurën e Krishtit për ta denigruar atë figurë e për të denigruar misionin e Krishtit në kryq, vuajtjen e tij, ai kërkon ta bëjë diçka qesharake. Ai mori kryqin e Krishtit e shkoi në pub”,-tha teologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024