Arrestohet dhëndri në Itali, u vesh si Krishti për festën e beqarisë
Lajmi i arrestimit të një dhëndri që organizoi një festë beqarie në qytetin e Jesolo-s i veshur si Krisht shkaktoi jo pak reagim në Itali!
Sipas gazetës il gazzetino, e cila ka publikuar edhe foton e dhëndrit, oficerët e policisë kanë vënë në pranga të riun dhe e kanë gjobitur me 200 euro për blasfemi. Siç shihet në foto, dhëndri ka qenë i veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa dyshohet se mbante me vete një kryq me të cilin shkonte lokal në lokal me grupin e tij.
“Ishte një grup prej rreth 10 të rinjsh dhe njëri prej tyre ishte i veshur si Jezu Krishti me një mantel të gjatë të bardhë dhe një mjekër. Ai po tërhiqte zvarrë një kryq të madh prej druri me vete në shesh dhe shumica e njerëzve po e fotografonin duke qeshur. Ata nuk po krijonin probleme dhe situata nuk kishte dalë jashtë kontrollit, megjithatë pas pak ka mbërritur një makinë policie, policia ka kërkuar nga të rinjtë t’u jepnin letërnjoftimet dhe në fund e gjobiti “Krishtin” me 200 euro”, përshkruan një pronar lokali në zonë.
Një zëdhënës i autoritetit komunal të Jesolo tha: Vitet e fundit ne jemi përpjekur të vendosim kufizime në sjelljen antisociale në qytet me gjoba. Oficerët e policisë të përfshirë kishin marrë ankesa dhe konfirmuan se burri ishte në shkelje të ligjeve të blasfemisë dhe e gjobitën atë me 200 €. Kryqi u konfiskua pasi i riu dhe miqtë e tij thyen rregullat.
Qyteti bregdetar i Jesolo është afër Venecias dhe konsiderohet i popullarizuar nga turistët britanikë me raporte se burri thuhet se është nga qyteti fqinj i Jenson di Pave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet