“Vonesat, për shkak të terrenit”- Meloni: Kur nisin punën kampet e emigrantëve

5 Qershor 2024 | 13:59

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, deklaroi nga kampi i pritjes së refugjatëve në Shëngjin se qendrat e pritjes së emigrantëve do të jenë gati duke filluar nga data 1 gusht.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në krah të kryeministrit Rama, Meloni tha se shtyrja e punimeve për ndërtimin e qendrave të emigrantëve ka ardhur si pasojë e terrenit të vështirë.

“Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër”, u shpreh Meloni.

Meloni shtoi gjithashtu se marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët është një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët që të vijnë në Europë.

Ajo theksoi gj se marrëveshja mund të shërbejë dhe si një instrument për të goditur grupet kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

“Ne mendojmë se elementi i dobishëm i kësaj marrëveshjeje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet tona, në brigjet e Evropës. Mund të jetë edhe një instrument për të kundërshtuar trafikun e qenieve njerëzore nga organizatat kriminale, çka përkthehet në një reduktim të kosotove apo shpenzimeve. Këtë vit kemi arritur një ulje prej 60% të emigrantëve të paligjshëm që vijnë në brigjet italiane janë ulur. Ne nuk është se po bëjmë kosto por po bëjmë një investim”, deklaroi Meloni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026