Protesta para Parlamentit| Berisha: Nesër i japim përgjigje Ramës, asgjë s’na ndal
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës para Parlamentit që do të mbahet ditën e nesërme.
Gjatë fjalës nga dritarja e banesës para mbështetësve të tij, Berisha tha se ditën e nesërme qytetarët do i japin përgjigje kryeministrit Edi Rama për narkoshtetin që sipas tij ai ka krijuar në Shqipëri.
Berisha tha gjithashtu se askush nuk i ndal dot shqiptarët në përballjen e tyre ‘dhëmbë për dhëmbë’ me qeverinë Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Një thirrje nga zemra çdo demokrati. Keni duruar 11 vite. Keni denoncuar narkoshtetin, në kohën kur s’e besonte njeri. Keni ruajtur idealet tuaja kur kryetari i vjetër shiti çdo parim te kundërshtari. Keni mbrojtur të vërtetën, kur ushtarët e Sorosit kërkonin t’u mashtronin dhe t’u caktonin kryetarin.
Por sot gjithë bota iu dha të drejtë. Dy mediat më të vjetra në Europë konfirmuan narkoshtetin.
Prandaj të enjten është obligimi juaj të lini çdo punë, nesër çdo detyrim. Çlirimi i Shqipërisë është misioni i shenjtë.
Nesër ne i japim përgjigje Edi Ramës për narkoshtetin e tij.
Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për vjedhjet monstruoze të fondeve dhe pasurive publike.
Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për atentatin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, avokatit të të vërtetave që për hir të lirisë po lufton për jetën dhe shëndetin e tij.
Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë si Çubrilloviçi.
Një thirrje nga zemra çdo të riu. Mos harroni të dashur të rinj se ditët e vetme të lavdishme që ka parë Shqipëria këto 11 vite, kanë qenë ditët e protestës suaj masive. Ato ditë ju ndezët shpresat e mbarë të rinjve të vendit, prindërve tuaj. Ato ditë ju zgjuat kurajën e shqiptarëve.
Shqipëria ju thërret, nesër, në misionin më të lavdishëm të jetës suaj. Secili nga ju ka 1001 arsye për të protestuar.
Bashkohuni te parlamenti, ditën e nesërme, kësaj here jo për t’i bërë kërkesa Edi Ramës. Jo për të negociuar me Edi Ramën.
Por për ta rrëzuar Edi Ramën dhe shkërmoqur narkoshtetin e tij, që ju shkatërroi ëndrrat dhe të ardhmen dhe po shkatërron çdo gjë në këtë tokë.
Dhe së fundmi, një thirrje për socialistët dhe kritikët e Berishës. Mos u bëni bashkëpunëtorë të së keqes me heshtjen tuaj.
Bashkohuni nesër për veten tuaj. Për paratë tuaja. Për të ardhmen tuaj. Për familjet tuaja. Për demokracinë dhe për Shqipërinë.
Asgjë nuk na ndal dot!
O sot o kurrë.
Dhëmbë për dhëmbë.
Kundër narkoshtetit.
Kundër Edi Ramës.
Rrofshi ju. Rroftë Partia Demokratike. Rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan