Putin: Përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina kundër Rusisë është hap i rrezikshëm
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina për të kryer sulme brenda Rusisë, do të shënonte “hap të rrezikshëm” dhe do t’i shkatërronte marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës.
Së voni, Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi, me të cilat e furnizojnë ato, për të kryer sulme ndaj disa caqeve brenda Rusisë.
Putini tha se furnizimi i Ukrainës me tanke gjermane i tronditi shumë njerëz në Rusi.
“Tani, nëse ata përdorin raketa për sulme ndaj objekteve në territorin rus, marrëdhëniet Rusi-Gjermani do të shkatërrohen plotësisht”, tha Putin.
Gjermania ka qenë njëra prej mbështetësve më të mëdha të Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, por deri së voni, Qeveria e kancelarit Olaf Scholz kishte ngurruar t’i jepte leje asaj për të kryer sulme brenda territorit të Rusisë.
Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.
Kievi i ishte lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e kishte të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë, shkruan REL.
Më 31 maj, një zëdhënës i Qeverisë gjermane, duke konfirmuar se Ukrainës i lejohet t’i përdorë në mënyrë të kufizuar armët gjermane për sulme brenda Rusisë, tha: “Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”.
“Për ta bërë këtë, ajo mund t’i përdorë armët me të cilat furnizohet për këtë qëllim, në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, përfshirë armët me të cilat e furnizojmë ne”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar