Balla: Çdo shërbim digjital, nuk do të ketë më asnjë dokument nga gjendja civile

6 Qershor 2024 | 12:20

Në fjalën e tij në parlament, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, vendosi të injorojë rrëmujën e krijuar në parlament nga opozita dhe vazhdojë diskutimet mbi rendin e ditës në seancën plenare. Ai tha se një nga objektivat kryesore të qeverisë është përmirësimi i shërbimeve publike dhe në kuadër të kësaj  të gjitha shërbimet të jepen në mënyrë digjitale.

“Obejktiva kryesore e qeverisë sonë është përmirësimi i shërbimeve publikë dhe për ti bërë ato më interaktive në marrëdhënie me qytetarët dhe në marrëdhënie më biznesin. Gjithë ky revolucion digjital në shërbimet tona digjitale shoqërohet sot dhe me përmirësimin e kuadrit ligjor. Krahas parashikimeve në legjislacionin në identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara përmendim këtu dhe vendimin e këshillit të ministrave që ka të bëjë me procedurat e ofrimit të shërbimit online nga institucionet shërbim-ofruese” tha Balla.

Ai shtoi se askush nuk do të marrë më letra nga gjendja civile dhe çdo dokumet do të merret elektronikisht.

“Dokumentet kryesore të gjendjes civile jepen tani më vetëm elektronikisht. Mënyra e lëshimit do të jetë nëpërmjet një nënshkrimi elektronik” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026