Plani i NATO për luftë me Rusinë: Portet në Europë ku do zbarkojnë trupat amerikane

6 Qershor 2024 | 13:36

Aleatët e NATO-s në Evropë po zhvillojnë “korridore të shumta tokësore” për trupat dhe automjetet e blinduara amerikane në rast të një lufte të madhe europiane me Rusinë, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

Ushtarët amerikanë do të zbarkojnë në një nga pesë portet dhe do të kanalizohen përgjatë rrugëve logjistike të planifikuara paraprakisht për t’u përballur me një sulm të mundshëm nga Moska, thanë zyrtarët për The Telegraph.

Ky plan vjen mes paralajmërimeve të shumta nga udhëheqësit më të lartë të Aleancës se qeveritë perëndimore duhet të përgatiten për një konflikt me Rusinë në dy dekadat e ardhshme.

Rrugët logjistike janë bërë një prioritet kyç që kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të përgatisin 300,000 trupa që do të mbahen në një gjendje gatishmërie të lartë për të mbrojtur aleancën.

Planet ekzistuese janë që trupat amerikane të zbarkojnë në portet holandeze përpara se të hipin në trenat që i transportojnë ato përmes Gjermanisë dhe në vazhdim në Poloni.

Në rast të një pushtimi rus të NATO-s, trupat amerikane do të dërgoheshin në portin e Roterdamit përpara se të transportoheshin drejt lindjes.

Sipas medias britanike nëse forcat e NATO-s që hyjnë nga Holanda goditen nga bombardimet ruse, ose shkatërrohen portet e Europës veriore, aleanca do të zhvendosë fokusin në portet në Itali, Greqi dhe Turqi.

Gjithashtu po hartohen plane për transportin e trupave nëpërmjet porteve në Ballkan, si dhe përmes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026