Ligjvënësit “braktisin” parlamentin: Asnjë ministër në sallë, vetëm 10 deputetë

6 Qershor 2024 | 14:59

Seanca plenare e kësaj të enjteve po vijon dhe në orët e pasdites, por me një numër shumë të “kufizuar” deputetësh.

Ligjvënësit kanë zgjedhur të braktisin punimet në seancën pleanere, ku siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, numri i deputetëve të pranishëm është vetëm 10.

6 prej deputetëve i përkasin opozitës, ndërkohë që vetëm 4 deputetë janë nga maxhoranca.

Në sallë nuk është asnjë përfaqësues nga kabineti qeveritar.

Duket se ligjvënsit e maxhorancës dhe pjesëtarët e qeverisë kanë shpërfillur direktivat e kryesocialistit Rama dhe kreut të grupi Çuçi për pjesëmarrje në punimet e parlamentit.

Debati i nisur me vrull mëngjesin e së enjtes, duket se u “shua” me ardhjen e pasdites, ku deputetët kanë zgjedhur të mos ndjekin vijimin e seancës plenare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026