Dyshohet se vrau 31-vjeçarin në Dhërmi, gjendet në Sarandë makina e Gerald Shehut
Është gjetur në Sarandë makina me targa angleze e autorit të dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Novruzi në një hotel në Dhërmi.
Automjeti i autorit 43-vjeçar Gerald Shehu është tip ‘Audi’ me targë DX65YKR, i cili është gjetur në kodër tek një parkim pranë shkollës ‘9 Tetori’ tek rruga sa merr për në Port.
Shehu u arrestua në Korfuz pak minuta më parë, teksa po planifikonte që të largohej për në Angli, vend ku kishte dokumenta të rregullta qëndrimi.
Po ashtu mësohet se Shehu, i cili ishte edhe bashkëpronar i hotelit ku ndodhi ngjarja në Dhërmi, dyshohet se ishte njohur më herët me viktimën, gjatë qëndrimit në Angli.
Ndërkohë trupi i viktimës Eraldo Novruzi nuk është gjetur ende, pasi dyshohet të jetë fshehur nga autori, menjëherë pas sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës