Në punë prej 1 jave|2 pistat për vrasjen e 31-vjeçarit, ku mund të jetë hedhur trupi

6 Qershor 2024 | 20:24

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku 31-vjeçari Eraldo Nevruzi dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu.

Sipas burimeve për gazetaren e Euronews Albania, Greta Haskaj, bëhet me dije se i riu kishte një javë që kishte nisur punë recepsionist në turnin e natës, në hotelin në Dhërmi, ku edhe humbi jetën.

Po ashtu bëhet me dije se dy pistat kryesore që po hetohen mbi ngjarjen janë ajo e një konflikti të çastit dhe e shkuara e autorit dhe viktimës, të cilët kishin qenë sëbashku në Angli.

Ndërkohë sipas gazetares, bëhet me dije se ngjarja është munduar të mbahet e fshehur nga pronarët dhe punonjësit e hotelit, me qëllim që t’i jepej kohë 43-vjeçarit për t’u larguar nga vendi i krimit.

“Kanë dalë detaje të reja për vrasjen e Eraldo Nevruzit. Unë gjendem para hotelit ku ka ndodhur ngjarja, ku recepsionisti që u qëllua me armë zjarri punonte aty. Nga komunikimet që kemi pasur nga banorët përreth dhe kolegët me të cilët punonte 31-vjeçari, Nevruzi ka qenë një djalë i qetë dhe pa probleme. Nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal.

Banues në Tiranë. Kishte rreth një javë që kishte filluar punë në Dhërmi, në këtë hotel ku punonte në turnin e natës. Sipas informacioneve që kemi ai është qëlluar pas orës 12:30 pasi kishte marrë turnin. Kanë qenë punonjësit që kanë njoftuar policinë dhe më pas janë gjetur edhe njolla gjaku. 31-vjeçari dhe autori që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Ishin kthyer në Dhërmi me planet e një biznesi.

Marrëdhëniet e tyre kanë qenë shumë të mira dhe ka pikëpyetje mbi konfliktin mes tyre. Ka dy pista, ajo e një konflikti të çastit mes dy personave dhe e kaluara e tyre, pasi të dy këta shtetas kanë jetuar në Angli dhe mund të jenë përfshirë në trafikun e narkotikëve. 43-vjeçari ishte dhëndri i pronares së këtij hoteli. Ne jemi munduar të komunikojnë me pronarët e hotelit, pavarësisht se ata nuk kanë dashur të prononcohen për mediat.

Ai u arrestua në aeroport në Korfuz me një biletë që e kishte prerë për të udhëtuar drejt Anglisë. Fillimisht 31-vjeçari u shpall i humbur nga punonjësit dhe pronarët e hotelit. Ngjarja është munduar të mbahet e fshehur për t’i dhënë kohë 43-vjeçarit për t’u larguar. Dyshohet se trupi është fshehur dhe hedhur në zonën e Vunoit, ose në det, për të cilin Policia po kërkon ende”, tha Haskaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026