The Sun: Vrasësi shqiptar përdor TikTok në burg për para, Kozaku i premtoi 2 mijë €

9 Qershor 2024 | 18:01

Shefat e burgjeve po hetojnë pasi The Sun të dielën zbuloi videot në rrjetet sociale të mafiozit shqiptar Eugert Merizaj.

Shqiptari, i dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një tregtari rival droge, duket se po përdor një celular të ndaluar teksa kërkon para nga 63 mijë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Pavarësisht ndalimit të celularëve, ai ka transmetuar vazhdimisht biseda të drejtpërdrejta javët e fundit në HMP Manchester.

Javën e kaluar ai foli nga qelia me shqiptarin Kozak Braci, i cili e quan veten “Mbreti i Instagramit”.

Në videon e parë të siguruar nga The Sun, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 euro nga unë, 2000 euro nga Fabio. Si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Fabio është një vrasës shqiptar që vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Greqi.

Merizaj gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50 mijë paund për avokatët.

Ai tha: “Askush nuk do të më lëshojë. Më kanë ikur paratë.” Në një klip tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro “sepse je djalë i mirë dhe në burg”.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019. Ai u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.

Shërbimi i Burgjeve tha: “Telefonat celularë nuk tolerohen”.

Burimet thanë se shefat e burgjeve po hetonin videot në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026