Pse fitoi Beleri e jo Dhima? Barka: Kush e ndihmoi kryetarin e zgjedhur të Himarës
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.
Gazetari Panajot Barka tha në një intervistë për Euroness Albania se për fitoren e Belerit u angazhua e gjithë makineria e Demokracisë së Re, duke e mitizuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës si mbrojtës të të drejtave të minoritetit.
“Një nga arsyet pse Beleri u zgjodh është se për të u fol në emër të minoritetit grek dhe e dyta është si një mitizim i Belerit për të votuar në emër të minoritetit për të mundur Ramën, kjo i dha votën. E votoi populli grek, se nuk e dimë sa e votoi minoriteti. Kemi një mobilizim të madh të gjithë makinerisë së demokracisë së re për të fituar Beleri, kërkonin një dalje heroike nga ngërçi ku ishte. Po ta shohësh nuk u përkrah Piro Dhima, një personazh shumë i njohur”, tha Barka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta