Monika Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
12 Qershor 2024 |
10:12
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e kësaj mërkure në SPAK.
Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së zonjës Kryemadhi në SPAK, nëse kemi të bëjmë me thirrje për ndonjë kallëzim të bërë prej saj, apo në lidhje me hetimin pasuror të nisur nga Prokuroria e Posaçme.
Në dhjetor të 2023, Kryemadhi pranoi se ndaj saj po zhvillohen hetime nga Prokuroria e Posaçme.
Në kuadër të këtyre hetimeve në prill 2024, SPAK mori në pyetje dhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.
E ëma e deputetes së Partisë së Lirisë pranoi asokohe se ishte në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me pasurinë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon