“Dhoma ekonomike, e padobishme”, bizneset futen në një shoqatë me detyrim
Bizneset në Shqipëri po detyrohen të bëhen pjesë e një organizmi të ri, që do të quhet Dhoma Shtetërore Ekonomike. Por shoqatat e biznesit e kundërshtojnë propozimin, si të dëmshëm dhe të padobishëm për tregun.
Një dhomë shtetërore Ekonomike do të bëjë bashkë të gjithë bizneset në vend me anëtarësim të detyrueshëm. Nisma e qeverisë, nuk është mirëpritur nga dhomat e biznesit, të cilat gjejnë me vend të thonë se po shkelet organizmi i lirë i sipërmarrjeve.
Qeveria thotë se nevoja për këtë riorganizim, vjen pasi bizneset, deri më tani përfaqësohen me 180 dhoma ekonomike, por këto të fundit e shohin Dhomën shtetërore si një institucion të kapur, i cili do të marrë kompetencat që ka Qendra Kombëtare e Biznesit.
Në thelb, nisma kërkon që bizneset do të anëtarësohen me detyrim dhe të paguajnë një kuotë të caktuar në varësi të xhiros, por edhe kjo e fundit shihet si barrë financiare, e cila nuk sqarohet siç duhet nëse kthehet në shërbim për bizneset apo jo.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë