Sondazhet në Francë: Aleatët e Macron frikë nga pasojat e zgjedhjeve të parakohshme
Pas vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të rezultatit të dobët të arritur në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, bashkëpunëtorët e presidentit francez shprehën rezerva dhe frikë se ky vendim mund t’i çojë në shkatërrim.
“Nuk do ta shihni fytyrën e Macronit në posterët e fushatës time elektorale, mund t’ju them kaq shumë”, tha një deputet i koalicionit të presidentit francez, transmeton portali “Politico”.
“Refuzimi i tij për të ndryshuar kursin e tij politik pavarësisht protestave masive të vitit të kaluar kundër reformës së sistemit të pensioneve përforcoi përshtypjen se Macron është i largët nga qytetarët. Toni i tij mund të duket arrogant dhe elitar”, tha një zyrtar i paidentifikuar nga grupi parlamentar “Rilindja”.
Sondazhet tregojnë se francezët e shohin presidentin e tyre si një figurë krenare dhe autoritare dhe si një magnet për një ndjenjë masive anti-elitiste.
LEXO GJITHASHTU:
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve