I dënuar me 5 vite e 2 muaj për dhunë ndaj gruas, prangoset 38-vjeçari në Shkodër

13 Qershor 2024 | 10:58

Një 38-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 38-vjeçari ishte dënuar me 5 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin Belirjan Kapera, 38 vjeç, banues në Shkodër, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026