Asllani analizon ndeshjen me Italinë: Janë ndër kombëtaret më të forta, por…
2 ditë para ndeshjes së parë në Euro 2024, mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani ka analizuar kompeticionin, duke u ndalur gjatë tek Italia, një prej skuadrave më të forta në garë. Futbollisti i cili zhvilloi një sezon pozitiv me zikaltrit në Serinë A pohoi se kuqezinjtë dinë si t’i ndalin kampionët në fuqi.
“Italia është një nga Kombëtaret më të forta për mua. Ne i dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë”, deklaroi Asllani.
Më tej, Asllani foli dhe për preferencat e tij në mesfushë.
“Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skeme, me dy apo tre mesfushorë”, tha Asllani.
Armando Broja është një lojtar nga ku pritet maksimumi në Euro 2024.
“Besoj se Armando mund t’u bëjë dëm të gjitha skuadrave. Është shumë i fortë, i shpejtë teknik dhe shumë fizik. Shpresoj që të bëjë ndonjë gol”, tha Asllani.
Pritja është drejt fundit, të premten nis kampionati evropian, ndërsa të shtunën në fushë zbret Shqipëria.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West