“A e njeh Alberton që të solli palmat?”- Meta zbulon pyetjet që iu bënë në SPAK
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se këtë të enjte është pyetur në SPAK nëse e njeh Alberto Arancinin, i cili 10 vite më parë sipas përgjimeve i kishte dhuruar palma në Gjirin e Lalzit.
Sipas Metës kjo pyetje nga hetuesit e SPAK është një turp i madh, pasi Arancini sipas tij është personi i cili bëri dekorin për festën e ditëlindjes së tij dhe të nesërmen dekorin e ka marrë sërish me vete.
“SPAK-u është aleati më i bindur i Edi Ramës. Altin Dumani është një provokator i lindur i cili mendon se mund të marrë peng opozitën duke burgosur Sali Berishën dhe duke thirrur Ilir Metën për çështje banale. Se ky nuk merret dot me portin e Durrësit apo inceneratorin.
Qëndrimi im është shumë i qartë. Seanca e sotme ishte një turp i vërtet. Të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Alberto Arancini. Se nga përgjimet del që para 10 vitesh ky të ka bërë dhuratë palma, Alberto i luleve mo i thashë? Po shkoni shikojeni se solli 10 palma për dekorin dhe i mori prap ditën tjetër”,-tha Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon
- 08:10 Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës
- 08:05 “Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm