Varësia nga droga drejt epidemisë, duhen 12 muaj “izolim” për t’u shkëputur
Shumë të rinj, kërkojnë të shkëputen nga varësia e krijuar prej lëndëve narkotike. Qendra e Rehabilitimit “Teen Challenge” është një nga portat që ju ofron atyre mundësinë e një jete të re, larg drogës. Orges Hysenaj, drejtor i kësaj qendre, me shqetësim shprehet se varësia po shkon drejt një epidemie, ndërsa të prekur janë të rinjtë.
“Varësia sot, nëse në Amerikë konsiderohet në formën e epidemisë, në Shqipëri nuk jemi larg saj. Të gjithë individët që kemi kontaktuar apo kanë hyrë në programin tonë ne kemi parë që ata e kanë filluar konsumimin e lëndëve narkotike herët , që 12 apo 13 vjeç, por në programin tonë ata trokasin diku pas të 20 e ca deri në 35 vjeç, por ne kemi në program që 18 vjeç apo individë që janë 54 vjeç”, thotë Hysenaj.
E ndërtuar në periferi të Tiranës, qendra “Teen Challenge” ofron shërbim me shtretër. Terapia zgjat një vit, brenda të cilit ata mësojnë të jetojnë pa drogë, duhan dhe alkool.
“12 muaj, ndonjëherë janë pak, po ndonjëherë janë mjaft për çdo individ. Janë shumë kur një individ është mësuar me një lloj rutine të vijë dhe të mbyllet. Qendra jonë nuk është burg, prandaj është më e vështirë për të qëndruar, dera jonë është e hapur dhe individët qëndrojmë me dëshirë dhe pse nuk konsumojnë me cigaren në qendrën tonë”, shprehet ai.
Jo të gjithë ja dalin ti shkojnë terapisë deri në fund, por të gjithë kanë nevojë për suportin e familjes.
“Individë që kanë hyrë dhe e kanë provuar, po edhe 3 ditë edhe 5 ditë, edhe një javë mund të qëndrojë pa drogën pa alkoolin, pa duhanin, kur familja beson që bashkë mund t’ia dalim, ne kemi parë sukses, kemi parë shumë raste, shumë individë të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë, individë që janë rikthyer”, tregon Hyseni
Qendra “Teen Challenge” ndihmon të rinjtë që të shkëputen nga të gjitha llojet e varësive. Përgjatë 10 viteve të funksionimit të saj, ka trajtuar rreth 200 persona të varur nga droga.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministrja Koçiu takon drejtorin e EMCDDA: Folëm për shkëputjen e varësisë nga droga
- Si vepron mafia shqiptare: Klanet me bazë familjare, aktiviteti kryesor droga
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës