Zjarri masiv në Shkodër, kërkohet ndihmë nga emergjencat civile, evakuohen banorët

14 Qershor 2024 | 20:12

Tregu i rrobave të përdorura në qendër të qytetit të Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes duke rrezikuar pallatet përreth.

Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara ndërkohë që policia ka ndërhyrë menjëherë duke evakuuar të gjithë banorët e banesave përreth që janë rrezikuar nga flakët e mëdha.

Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se 7 mjete zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve që për shkak të materialeve të djegshme në tregun e rrobave të përdorura ende janë aktive.

Fatmirësisht dëmet nga zjarri janë vetëm materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026