“2.5 milionë tifozë në Gjermani”, Toti: Biletat fillestare 30 euro

14 Qershor 2024 | 21:11

Gazetari Ermal Toti, i ftuar ne Review në Euronews Albania, tha se çdo ditë do të ketë rreth 47 mijë tifozë që do te ndjekin skuadrat e tyre të zemrës në stadiumet gjermane.

Ai u shpreh se në 51 ndeshje do të jenë rreth 2.5 milionë njerëz do të jenë në stadiume këtë Euro2024.

“Ka një mesatare sepse jo të gjitha stadiumet kanë të njëjtin kapacitet mendohet në harkun e 45 mijë ose 47 mijë shikues për çdo ndeshje, duke pasur parasysh që në 30 ditët e këtij Kampionati Europian do të zhvillohen 51 ndeshje, mund të bëjmë një llogari të thjeshtë se nëpër stadiume do jenë rreth 2.5 milionë njerëz”, tha Toti.

Toti tha se biletat fillestare kushtonin vetëm 30 euro, por janë blerë deri në 500 euro.

“Bileta zyrtare, çmimi më i lirë ka qenë 30 euro, nuk po flas për biletat VIP. Pra të mendosh një tifoz që do e ndjek nga dita e parë ne ditën e fundit do ti duhen mesatarisht me çmime, duke e shtrënguar dorën 150 euro dita. Shqiptarët e kanë blerë biletën deri në 500 euro”, tha gazetari.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari

Zjarri i rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, është shuar plotësisht. Operacioni përfundoi pas 24 orësh luftë me flakët,...
14:14 | 05/07/2026

Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale

Shumë më vështirë se që është pritur, Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.Në natën mes të shtunës e të dielës, Franca fitoi...
08:31 | 05/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026