Euro 2024| Gjermania fiton bindshëm, dhuron spektakël në ndeshjen e parë

15 Qershor 2024 | 08:54

Kampionati Evropian i futbollit 2024 filloi të premten mbrëma, me mikpritësit gjermanë që mposhti bindshëm 5:1 Skocinë në ndeshjen hapëse të Grupit A, në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, Niclas Fullkrug dhe Emre Can i shënuan golat për Gjermaninë, kundër një skuadre skoceze që luajti me 10 futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Ryan Porteous u përjashtua nga loja me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

Mbrojtësi gjerman Antonie Rudiger shënoi autogol në fund të ndeshjes për golin ngushëllues të skocezëve. Gjermania do të përballet me Hungarinë në ndeshjen e dytë në grup, ndërsa Skocia me Zvicrën. Hungaria dhe Zvicra përballen paraprakisht të shtunën, më 15 qershor.

Në një ndeshje mjaft të bukur organizatorët e Euro 2024 treguan se janë ndër pretendentët për ta ngritur lart kupën.

Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.

Ndeshjes hapëse mes gjermanëve dhe skocezëve i parapriu ceremonia e zakonshme zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026