‘Halla’ kasape në Sarandë| Elefteria Çipa, gruaja e vetme që ushtron këtë zanat

15 Qershor 2024 | 17:20

Në Sarandë e njohin si “halla”! Elefteria Çipa është e vetmja kasape femer e qytetit. Sot është 75 vjec, por punën e ka nisur qysh 11 vjec.

Të bërit një punë që u ka takuar burrave, për të nuk ka qenë aspak e vështirë, madje thotë se është një zanat që e ka mësuar brenda një dite.

“Të them sa vjec jam? Jam 75!”, tha Çipa.

“Në fillim u dukej çik e vështirë, si e pabesueshme, unë për vete e kisha shumë të lehtë e kisha të mësuar se kisha punuar që në fshat.

Ky sekreti është çik i vështirë, nuk mësohet kollaj. Kur kam ardhur te dyqani këtu drejtori atë kohë i tha kasapit do rrish do mësosh Lefterin, edhe ndenji ai një ditë të nesërmen vajti tha që kam bërë një gabim se me vodhi zanatin ajo. Për një dite e mesova!”, tha Lefteria.

“Nuk më bën përshtypje. Bëj punën me kënaqësi reale, se kam fare të vështirë”, shtoi ajo.

Pas 64 vitesh punë, Elefteria gjen ende motiv për të mos munguar asnjë ditë në dyqanin e saj të mishit. Do të përdor hanxharët e mishit dhe t’ju shërbej klientëve derisa të ketë forcë fizike, ndërsa dyqanin e saj dëshiron ta trashëgij të më të rinjtë e familjes, edhe pse e pranon që të paturit një dyqani mishi sa vjen e bëhet më e vështirë.

“E kam vetë në kënaqësi, punoj edhe për vete dal nga shtëpia edhe takohem me miq, me shok me nipër e mbesa këtu në punë, edhe ndihmoj fëmijët e mi.

Ajo a ka garanci, kënaqësia ime është të punoj edhe 10 vite, po të rrojë do punoje”, tha Çipa.

“Po, kam ndërmend t’ua trashëgoj fëmijëve të mi po që është më e veshtirë është, se nuk ka mall. Duhet të krijohet një thertore e mirë, të grumbullojë mishërat e cdo dyqan që do mish të bej porosinë dhe ti vej mishi në dyqan.

Ka raste që lodhemi, ka raste që stresohemi, çdo pune ka, çdo punë ka vështirësi”, tha ajo.

Në fund halla Elefteri ka një mesazh për të rinjtë, të kthejnë sytë nga zanatet përpara se të lënë Shqipërinë.

“Po e mira është ti kthejn (syte nga zanati) , për veten e tyre, për shtëpitë e tyre që kanë lën, për njerëzit e tyre që kane lën mbrapa…”, tha Çipa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026