Gjendet i pajetë brenda banesës një 67-vjeçar në Gjirokastër, jetonte i vetëm

16 Qershor 2024 | 19:24

Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Gjirokastrës ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpërthyer derën e shtëpisë së tij.

Fillimisht mbasditen e së dielës policia lokale është njoftuar se në lagjen “Dunavat” një person ishte bllokuar brenda në banesën e tij dhe nuk përgjigjej..

Pasi shkuan në vendngjarje zjarrfikësit kanë bërë të mundur hapjen e derës së banesës dhe në brendësi të saj u konstatua se personi i mbyllur brenda ishte shtetasi me inicialet Sh.D 67-vjeç.

Ai u konstatua në dyshemenë e dhomës së tij i pajete për shkaqe natyrale. 67-vjeçari jetonte i vetëm dhe ndërsa nuk iu është përgjigjur thirrjeve të fqinjëve ata njoftuan policinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026

GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK...
10:54 | 01/07/2026

Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, një grup protestuesish janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Në...
10:41 | 01/07/2026