Bellingham heroi i Anglisë, “3 Luanët” mposhtin minimalisht Serbinë
Serbia ka rezultuar një kundërshtar jo ashtu siç e kishin menduar anglezët, ku pritej një goleadë nga ana e të besuarve të Southgate, por përballja u mbyll me fitoren minimale të “3 luanëve”. Një nisje e mirë e takimit, ku Anglia arriti të realizonte në fraksionin e parë me yllin madrilen, Jude Bellingham pas një krosimi në zonë, me numrin 10 që devijoi saktë me kokë. Festë në shkallët e stadiumit në Gelsenkirchen, me britanikët të cilët ishin të shumtë në numër.
Pjesa e dytë tregoi një Serbi më kërkuese, madje edhe të rrezikshme, duke iu afruar shumë pranë golit. Zëvendësimet e kryera nga Soputhgate nuk prodhuan më asgjë, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi skuadrën që vlen mbi 1 miliardë euro, e cila hasi vështirësi që në testin e parë zyrtar në Euro 2024. Anglezët rrëmbejnë kështu 3 pikët e parë dhe marrin kryesimin e grupit C.
Më herët Danimarka barazoi me Slloveninë, sfidë e mbyllur në shifrat 1-1. Nordikët shënuan të parët me Christian Eriksen, ndërsa në fraksionin e dytë, sllovenët u treguan të rrezikshëm, e në ballafaqimin e parë gjetën golin me autor Janza, me skuadrat që ndanë pikët. Ndeshjet e radhës në grupin C janë Danimarkë-Angli dhe Serbi-Slloveni.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi