“Vula e PD i kthehet Bashës”, gazetari: Ja çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 2025
Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se legjitimiteti i Partisë Demokratike do t’i kthehet Lulzim Bashës.
Sipas tij objektivi i atij që ai e quajti “puç juridik” ishte të linte jashtë zgjedhjeve grupimin e Lulzim Bashës.
“Nëse ankimimi nga ana e Bashës nuk do bëhej do ishte tradhti ndaj atyre dhjetëra mijëra mbështetësve. Beteja juridike është e fituar, legjitimiteti i PD do t’i rikthehet Lulzim Bashës. Kjo është shumë, shumë e sigurt. Objektivi i puçit juridik është të dëmtojë grupimin Basha për zgjedhjet e ardhshme, unë jam koshient se ata do ta humbin atë legjitimitet të vjedhur përmes një vendimi skandaloz. Ka dy opsione si Basha do marrë pjesë në zgjedhje, të ketë një bashkim opozitar të partive që kanë qëndrime të përbashkëta në pikat kryesore të politikëbërjes, për marrëdhëniet me partnerët euroatlantikë, për drejtësinë, hapjen e sistemit. Ky do krijonte një pol opozitar, krijohet një emër koalicioni që merr pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se Berisha në zgjedhjet e fundit nuk është votuar se nuk kishte logo”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta