“Kemi lojëtarë të mbrekullueshëm”- Sylvinho para ndeshjes me Kroacinë: Do luftojmë!
Shqipëria do të përballet këtë të mërkurë me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024, pas humbjes 2-1 ndaj Italisë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, dha një konferencë për mediat para ndeshjes me Kroacinë.
Sylvinho tha se ishte optimist për këtë takim dhe shtoi se ndeshja do të jetë një sfidë për kuqezinjtë.
Ai foli edhe për ndeshjen me Italinë, për të cilën tha se kuqezinjtë luftuan deri në fund, pavarësisht se nuk ia dolën të merrnin rezultat pozitiv, pasi sipas tij, ekipi i vendit fqinj arrinte të mbrohej shumë mirë.
Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist.
“Kroacia ka luajtur shumë mirë dhe ka shkaktuar probleme të mëdha për Spanjën. Spanja për 29 minuta ka shënuar golat që u duheshin. Kroacia ka një cilësi shumë të mirë, ka aftësi teknike, aftësi pasimi të topit dhe posedimin e topit. Nuk mund të themi që Spanja fitoi 3-0 dhe kjo ishte një fitore e lehtë.
Edhe ne kemi shumë lojëtar të mrekullueshëm, kapiteni jonë ka fituar ligën e Europës. Asllani, Broja, etj, janë lojtarë shumë të mirë. Kemi luajtur lojë shumë të mirë me Italinë. Nuk është se ne nuk e kemi sulmuar Italinë, ata nuk na kanë lejuar t’i sulmojmë. Ata kanë pasur 3-4-5 mbrojtës dhe mesfushën që kthehej pas. Kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani dhe Italia është mbrojtur shumë mirë. Ky kompeticion ka cilësi shumë të larta.
Është e mrekullueshme të luajmë kundër tyre dhe duhet të bëjmë më të mirën e mundshme. Ne luftuam me Italinë deri në fund dhe kishim mundësi për të barazuar në fund. Duhet të përgatitemi shumë mirë për sfidën me mes të fushës, por edhe në pjesë të tjera të fushës. Në mes të fushës është zemra e skuadrës kroate, sepse aty kanë lojtarë shumë të mirë dhe kjo do të jetë një sfidë për ne”, tha Sylvinho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta