“Franz Kafka në Shqipëri”, hapet në vendin tonë ekspozita e veprave të shkrimtarit

18 Qershor 2024 | 20:15

Ekspozita “Kafka në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë” u hap këtë të martë në vendin tonë. Në këtë ekspozitë përfshihen botime të Kafkës si romane, tregime, ditare, intervista dhe kujtime, kryesisht në gjuhën shqipe dhe gjermane.

I pranishëm ishte dhe Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, i cili tregoi emocionet që e lidhin me emrin e shkrimtarit të njohur botëror.

 “Nëse kaloni në  rrugët e Republikës Çeke gjeni shumë bare që e kanë emrin “Kafka”.  Kafka nuk e ka pirë vetë kafen dhe ka jetuar në mënyrë … Emri Franz nuk është emir tipik çek. Kush ishte Kafka në të vërtetë. Ai gjatë jetës së tij kishte problem me botën dhe tani ka bota problem me Kafkën, si të shprehet dhe të kuptohen veprat e tij…”- Ambasadori i Republikës Çeke, Karel Urban.

Ndërsa Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, u shpreh: “Më pëlqejnë shumë veprat e Franz Kafkës, gëzohem që shumë vepra të tij janë përkthyer në gjuhën shqipe”.

Gjithashtu të ftuara në këtë event ishin dhe përfaqësuese të shoqatave të “Franz Kafkës” nga Praga e Vjena, të cilat ndriçuan figurën e Kafkës duke e sjellë atë mes nesh.  

“Proza e tij e shkruar jashtë orarit të punës ka ndikuar tek shumë autorë në mbarë botën . Ai u bë një  nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit  20-të , ndoshta sepse ishte në gjendje të përshkruante parimet që vlejnë  në mënyrë universale. Një djalë i butë, i ndjeshëm që jetoi në ëndrrat e tij dhe u përplas me një baba pragmatik” Marketa Milosava, drejtoreshë e qendrës “Franz Kafka” në Pragë.

“ Kam jetuar në disa vite në Shkodër dhe për mua është kënaqësi që të kthehem për të folur për Kafkën, temën time më të dashur. Vdekja e Kafkës….”- Charlote Aigner, pjesë e kryesisë në Shoqatën Austriake Franz Kafka.

Kjo ekspozitë u hap në kuadër 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Franz Kafkës, shkrimtarit të madh hebre nga Praga, trashëgimia e pasur letrare e të cilit bën pjesë në thesarin e letërsisë botërore.

Pas viteve ’90 veprat e Kafkës u botuan dhe në Shqipëri. Për herë të parë lexuesit kishin në dua në vitin 1992 dy veprat e tij, Metamorfoza dhe Portat e Ligjit, pasuar me Amerikën, Tregime të zgjedhura Kështjella, Njeriu e Kafka,  Procesi, Dialogu me Kafkën etj…

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026