Pakt i ri mes Putin dhe Kim, çfarë u vendos gjatë vizitës së liderit rus në Penian
Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka deklaruar se mbështet tërësisht operacionin ushtarak rus në Ukrainë, teksa presidentin Putin po viziton vendin. Dy liderët vlerësuan marrëdhëniet mes dy shteteve gjatë bisedimeve të zhvilluara në orët e natës, kur Putin mbërriti në Penian, ku u prit me tapet të kuq, lule dhe paradë ushtarake.
“Qeveria e Republikës Demokratike Popullore të Koresë së Veriut e vlerëson misionin që Federata e plotfuqishme Ruse ka ndërmarrë për të ruajtur stabilitetin dhe balancat globale. Ne shprehim mbështetjen tonë për misionin e qeverisë ruse në Ukrainë, që synon mbrojtjen e sovranitetit, stabilitetit territorial dhe interesave”, deklaroi Kim Jong Un, lider i Koresë së Veriut:
Më herët Kim kishte deklaruar se të dyja vendet po hynin në një periudhë të re prosperiteti. Ndërsa presidenti rus nga ana e tij tha se shpreson që takimi i ardhshëm mes tyre të mbahet në Moskë. Ai e vuri theksin tek miqësia afatgjatë mes dy vendeve.
“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe të pandryshueshme ndaj politikave të Rusisë, përfshirë çështjen e Ukrainës, që do të thotë luftën tonë kundër politikave hegjemoniste dhe imperialiste të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë”, deklaroi Vladimir Putin, president i Rusisë.
Dy liderët nënshkruan gjithashtu një pakt që do të zëvendësojë traktatet e viteve 1961 dhe 2001. Pa publikuar detajet e paktit, këshilltari i presidencës ruse Yuri Ushakov tha për mediat ruse se dokumenti nuk është një nismë e drejtuar ndaj ndonjë vendi tjetër dhe se është në përputhje me të gjitha ligjet ndërkombëtare.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve