Putin dhe Kim shkëmbejnë dhurata luksoze, mes tyre një limuzinë

19 Qershor 2024 | 17:46

Presidenti rus Vladimir Putin i dhuroi, Kim Jong-un , një limuzinë të re luksoze dhe dhurata të tjera gjatë vizitës së tij historike në Phenian.

Të dy liderët shkëmbyen dhurata në periferi të samitit të tyre për të thelluar lidhjet e tyre  ndërsa Rusia dhe Koreja e Veriut përballen me izolim në rritje në skenën globale.

Udhëheqësit të Koresë së Veriut iu dhurua një limuzinë të re Aurus dhe një set çaji, ndërsa presidenti Putin mori disa vepra arti, duke përfshirë piktura dhe buste, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

“U shkëmbyen dhurata”, tha Yuri Ushakov, ndihmës i Presidentit të Rusisë.

Ai tha se liderit të Koresë së Veriut iu dhurua një makinë Aurus dhe i dhanë dhuratë një komplet shumë të bukur çaji.

Ai nuk tha se çfarë saktësisht mori Putini si dhuratë, por la të kuptohet se dhuratat kishin lidhje me imazhin e presidentit rus.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026