Abuzimi i 12-vjeçares hebreje, Macroni-shkollave: Adresoni çështjet e antisemitizmit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka kërkuar të mërkurën shkollave të mbajnë “një orë diskutimit” për racizmin dhe antisemitizmin këtë javë, pas përdhunimit të një vajze hebraike në Paris.
Tre adoleshentë u arrestuan këtë javë pas një ankese nga një vajzë 12-vjeçare nga Courbevoie, në perëndim të Parisit, e cila u tha zyrtarëve policorë se ishte përdhunuar në grup dhe ishte fyer me fjalë përçmuese antisemitike, tha Zyra e prokurorit në Nanterre.
Hetimi është i përqendruar rreth akuzave për përdhunim, kërcënimeve me vdekje dhe sulmit.
Incidentet antisemitike në Francë janë rritur prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë si pasojë.
Macroni reagoi shpejt, në një kohë kur Franca e gjen veten në një fushatë zgjedhore trijavore, pasi ai shalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Presidenti i kërkoi ministres së Arsimit, Nicole Belloubet “ta organizojë një diskutim në të gjitha shkollat për luftën kundër antisemitizmit dhe racizmit, për ta parandaluar gjuhën e urrejtjes”, tha Zyra e Macronit.
Kundërshtarët i kanë akuzuar Lëvizjen Nacionale dhe partinë e ekstremit të majtë Franca e Papërkulur, pjesë të Frontit Popullor, se i kanë toleruar qëndrimet antisemitike në radhët e veta.
Këto akuza mohohen nga të dyja partitë.
Lideri i Lëvizjes Nacionale, Jordan Bardella, tha të mërkurën se Franca duhet patjetër ta luftojë “atmosferën antisemitike”, e cila është e pranishme në vend prej se filloi lufta në Gazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve