“Boll me hipokrizi”, gazetari: Pse të jemi i kujdesshëm me kritikat për Kombëtaren
Gazetari Flavio Qarri ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se është hipokrizi të duash të tregohesh i kujdesshëm me kritikat ndaj ekipit kombëtar.
Ai tha se ekipi kombëtar i përket të gjithë shqiptarëve dhe jo Silvinjos dhe se askush nuk do të ketë mllef për ekipin apo për një person të ekipit, siç ishte rasti i Elseid Hysajt, i cili “u kryqëzua” në rrjet pas ndeshjes së Shqipërisë me Italinë, për shkak se nuk arriti të shmangte golin e dytë të të kaltërve.
“Unë kam një problem me këtë gjysmë hipokrizinë që na imponohet që të jemi të kujdesshëm në kritika. Tani një sekondë. Ne Kombëtaren e kemi të gjithë bashkë, nuk është më shumë e Silvinjos apo e lojtarëve që kanë djersën dhe gjakun e tyre , sa ç’është edhe e jonë.
Ndaj kushdo që kritikon, nuk është se ka njeri të ketë qejf të ketë vrerë apo mllef me ekipin e vetë kombëtar apo me një pjesëtar të ekipit”,-tha Flavio Qarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona