“S’pi kurrë alkool jashtë orarit të punës”,batutat e “piratit” vlonjat: Ne lindim…

20 Qershor 2024 | 09:45

Mëngjesin e  kësaj të enjteje “Good Morning Albanians” kishte të ftuar një personazh të veçantë, një pirat tregoi eksperiencën e tij 6-vjeçare të “aventurave” në detin e Vlorës.

Aleksandri tregoi se kishte 6 vite që i veshur si pirat drejtonte anijen në një tur në brigjet e Vlorës, duke u kthyer në një personazh të dashur për turistët por edhe për vendasit. Pavarësisht kërkesave për të shkuar në vende të tjera, deri më tani ai nuk ka dashur të lërë Vlorën. Mes batutave ai thotë se nuk pi kurrë alkool jashtë orarit të punës, ndërsa shton se vlonjatët në fakt janë të gjithë piratë, ose skafistë.

“Jo unë nuk pi alkool kurrë jashtë orarit të punës. Kjo është arsyeja e vetme që më kanë lejuar ta bëj këtë punë. Në det ndryshe nga toka, se nuk është tren që rri në shina, është anije që lundron në dallgë, gjithmonë përjetimi është sikur je i pirë.

Unë për momentin rri vetëm në Vlorë. Më pëlqen se jam lindur në Vlorë dhe ndihem në shtëpinë time, pasi ju e dini shumë mirë që vlonjatët janë piratë, lindin piratë ose skafista, ose, ose…”-tha pirati i Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024