Vizita e Lajçak në Kosovë dhe Serbi, temat që u diskutuan në Prishtinë e Beograd
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte të martën në Kosovë, nga ku njoftoi se do të mbetet në këtë pozitë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse mandati i tij i rregullt përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do të duhej ta niste punën si ambasador në Zvicër, ai tha se i është kërkuar që të mbajë edhe pak pozitën që ka dhe se ka shumë punë për të bërë deri sa të largohet përfundimisht.
Vizita në Prishtinë, e më pas edhe në Beograd, ai tha se “ka të bëjë me mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”.
“Ne e kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj”, tha Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak, i cili nuk pati takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, tha se kjo ishte “tema e parë” që e diskutoi me kryenegociatorin Bislimi.
Pika e dytë e diskutimit me Bislimin, Lajçak tha se ishte Plani i BE-së për Rritje Ekonomike.
Ky plan parasheh ndarjen e një fondi prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin europian të rajonim.
Për të fituar qasje në këto fonde, Lajçak tha se Kosova dhe Serbia e kushtëzohen me angazhim konstruktiv në dialog.
Lajçak tha se as Kosova dhe as Serbia s’mund të bëhen anëtare të BE-së përpara se të finalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
Ai tha se është i bindur se “përfundimisht Asociacioni do të themelohet”, duke shtuar se “Kosova është e obliguar ta bëjë këtë sipas ligjit ndërkombëtar”.
“Qeveria nuk mund t’i shmanget përgjithmonë përmbushjes së këtij detyrimi. Është obligim që qeveria e atëhershme e kishte marrë vullnetarisht në vitin 2013. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë dy të tretash. Edhe bashkësia ndërkombëtare e sheh (mos)themelimin e Asociacionit si çështje të sundimit të ligjit dhe ka reaguar në përputhje me rrethanat e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Pa neglizhuar obligimet tjera në kuadër të dialogut, çështja e Asociacionit është më e madhe se një obligim ‘i thjeshtë’ nga dialogu. Ai pasqyron qasjen e qeverisë ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe sundimit të ligjit”, tha Lajçak në një intervistë për “Kosovo Online”.
Për draft-statutin ndërkombëtar për Asociacionin, Lajçak tha se është hartuar me kujdes dhe se e ka mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Francës e Italisë.
“Jam i bindur se draft-statuti europian respekton plotësisht rendin juridik të Kosovës. Ne kemi pasur parasysh sa më shumë vijat e kuqe të të dyja palëve”, tha ai, duke shtuar se ka “një fren sigurie”, pasi dokumenti “do t’i referohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim”.
Miroslav Lajcak u takua në Beograd u takua me presidentin, Aleksandar Vuçiç dhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç.
“Një bisedë e hapur dhe e drejtë me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe kushtet pothuajse të pamundura për jetën e popullatës serbe, të shkaktuara nga presionet e vazhdueshme dhe arbitrariteti i autoriteteve në Prishtinë.
E ritheksova se kthimi në dialog konstruktiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimi i marrëdhënieve qëndron para së gjithash në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, gjegjësisht në formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Serbe.
BE-ja, si ndërmjetësues kryesor në këtë proces, ka pasur dhe do të ketë një partner serioz dhe të përgjegjshëm në Serbi, dhe për popullin tonë në Kosovë e Metohi, ne mbetemi mbështetje dhe mbrojtje e pakompromis e vatrave dhe të ardhmes së tyre.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç.
Lajçak përmes një njoftimi në rrjetin social X ka thënë se me Petkoviç kanë biseduar për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit