Rihapen thirrjet për specializime në mjekësi urgjence dhe familjeje
Qendrat e mjekësisë familjare parashikohet të jenë e ardhmja e shërbimit shëndetësor parësor.
Do të jenë qendrat shëndetësore ato që do të kthehen në qendra të mjekësisë familjare, duke ofruar kështu një gamë më të gjerë shërbimesh brenda tyre.
“Mjeku që do punojë aty do jetë i specializuar në mjekësisë familjare, ku do ketë mundësi të japë shërbim më cilësor pranë vendbanimit të qytetarit. Do jenë qendra që do kenë mjek të kualifikuar që sot shumë shërbime që nuk mundet ti ofrojnë dhe ua kërkojnë një mjeku specialist, nesër të mund ti përballojnë dhe ti mbyllim në këto qendra të mjekësisë familjare”, tha Entela Ramosaço, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Pilotimi ka nisur në Tiranë, por për të mundësuar shtrirjen e tij në të gjithë Shqipërinë, do të duhen më shumë mjek të specializuar në mjekësi familjare. Pikërisht për të stimuluar mjekët e rinj të zgjedhin jo vetëm mjekësinë e familjes, por edhe atë të urgjencës, Ministria e Shëndetësisë ka rihapur thirrjen për aplikantët, duke ofruar edhe shumë lehtësira.
“Kemi hequr konkursin e informatizuar, ata që duan të bëjnë specializimin në spitalet rajonale, të krijojmë mundësinë që pranë vendbanimit të realizojnë praktikat mjekësore. Gjatë viteve të specializimit ato do paguhen 100% të pagës së mjekut specialist dhe ata që kanë një vend pune aktualisht pas mbarimit të specializmit të kthehen në vendin e punës…”, tha Entela Ramosaço, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Mjekësia e urgjencës, dhe ajo e familjes, janë dy degë që deri më tani nuk janë preferuar nga mjekët e rinj dhe pikërisht për të ndryshuar këtë trend, Ministria e Shëndetësisë i ka përfshirë në degët prioritare me kuota të mbuluara.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë