Youtuberi shqiptar që akuzohet se fyeu Islamin kërcënohet me vdekje

20 Qershor 2024 | 21:18

Diamand Tema, youtuberi shqiptar me 870 mijë subscribers në kanalin e tij është shpallur në kërkim nga shteti turk.

Ai akuzohet se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike. Ndaj, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Youtuberit, me akuzën për “nxitje urrejtjeje në publik dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese dhe provokuese të përdorura për Profetin Muhamed.

Mimoza Elezi, nëna e 30-vjeçarit shqiptar tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se djali i saj nuk ka fyer askënd dhe po akuzohet pa të drejtë.

“Ka thënë që unë nuk pranoj që një vajzë e mitur 9-vjeçare të martohet me një të moshuar dhe për mua është imorale dhe çnjerëzore…”, thotë për Euronews Albania Mimoza Elezi, nëna e Diamantit.

Prej ditës së hënë ai është larguar nga Turqia për shkak të kërcënimeve me vdekje të marra në rrjetet sociale.

“Vitin që kaloi Diamanti pati kërcënime të tillë nga detarët për programet e tij që bën dhe zgjedhjet e viteve të kaluar e kishim një frikë që mund ta sulmojnë…Kam katër ditë që nuk fle gjumë, nuk ha dot, nuk mendoj, e kam fëmijë…kërcënime si ‘kushdo që do t’i presë dorën do ta paguajmë me 10 mijë lira’, ‘kush do i presë këmbën do e paguajmë’…”, tregon nëna e tij për Euronews Albania.

Prej një viti Diamant Tema është zhvendosur në Shqipëri së bashku me nënën dhe bashkëshorten, ku dhe ndodhet aktualisht i fshehur, për shkak të frikës nga kërcënimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026