“Protestë kombëtare në korrik”, Noka tregon hapat pasi u mor vula e PD

21 Qershor 2024 | 14:00

Protestave të shumta të vogla në përballë bashkisë, te Kuvendi apo ato poshtë banesës së Sali Berishës, opozita do t’i kulmojë me një protestë kombëtare në bulevardin qendror të Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaron se kjo protestë do të organizohet brenda dy javëve të para të korrikut, duke pasur në qendër të saj si kauza, disa nga çështjet kryesore për të cilën opozita akuzon maxhorancën socialiste.

“Brenda mesit të korrikut do të thërrasim një protestë si hap i parë për një kryengritje të shqiptarëve kundër narkoregjimit”,-tha Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i PD.

Më marrjen e vulës dhe siglës së PD, tashmë dy do të jenë kërkesat kryesore të kësaj pjesë të opozitës deri kur të shkohet në zgjedhje.

Përballë gazetarit Ardit Hoxha, Noka paralajmëroi reagim nga Partia Demokratike edhe për çështjen tjetër dhe mundësinë që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit.

“Kemi dy prioritete, i pari i çdo demokrati dhe i opozitarëve është lirimi i liderit nga burgosja politike, kjo sagë duhet të marrë fund dhe e dyta është të përvijojmë aksionin dhe betejën tonë, për të arritur që me në fund Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Noka.

Sakaq, për drejtuesit politik numri dy i selisë blu deklaroi se pritet që ky proces të përmbyllet brenda këtij muaji që më pas t’i hapet rruga përgatitjeve për aksionet e radhës së opozitës.

Protesta e fundit kombëtare e organizuar nga PD ishte më 20 shkurt të këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026