Temperaturat ekstreme, Osmani zbulon si do të jetë moti në ditët e ardhshme në vend

22 Qershor 2024 | 20:47

Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb ka treguar se vala e të nxehtit që ka pushtuar vendin tonë, ka bërë që temperaturat të shkojnë në maksimumin e tyre në 42-gradë, diçka e pazakonshme kjo për muajin qershor.

Komentet Osmani i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se që nga dita e sotme, por edhe në ditët në vijim, pritet një rënie e lehtë e temperaturave, duke bërë që maksimumi gjatë javës së ardhshme të shkojë në 35-36 gradë.

“Ishim të përgatitur për këtë valë të nxehti. E dinim që temperaturat do shkonin në 42-gradë. Kjo valë kishte mbërthyer prej kohësh jugun e Europës. Gjatë verës jemi goditur nga valë të të nxehtit ekstrem, por jo që në muajin qershor.

Që mesditën e sotme kemi patur një rënie të lehtë të temperaturave, duke bërë që maksimumi të jetë 40 gradë.

Edhe të dielën do të kemi një tjetër rënie, duke bërë që maksimumi të shkojë në 38 gradë. Edhe fillimjava sjell rënie të temperaturave, me maksimume rreth 35-36 gradë. Ditët e fundit të qershorit sërish sjellin një rritje të temperaturave, në 37 gradë”, tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026